Përplasje zinxhir në Ishull-Lezhë, disa persona mbeten të lënduar

Një aksident me tre automjete është regjistruar pak minuta më parë në zonën e Ishull-Lezhës, pranë hyrjes së qytetit.

Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ngjarja ka shkaktuar gjithashtu trafik të rënduar në këtë segment rrugor, duke krijuar vonesa në qarkullim. Në vendin e aksidentit ndodhen forcat e policisë, të cilat po punojnë për të zbardhur shkaqet e përplasjes dhe për të normalizuar lëvizjen e automjeteve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?