Përplasjet me armë në shkolla. Policia: Nxënësit do kontrollohen

Plani i detajuar që policia hartoi në fillimi të vitit shkollor për rritjen e sigurisë në shkolla, nuk e shmangu ngjarjen e rëndë që ndodhi pak ditë më parë në shkollën “Andon Zako Çajupi” në kryeqytet.
Zëvendës drejtori i policisë së Tiranës Dhimitraq Ziu në një intervistë për News24 thotë se për mirëfunksionimin e tij duhet një bashkëpunim më i mirë me institucione të tjera.

Për të rritur sigurinë në ambientet e shkollave dhe për të shmangur përdorimin e armëve të çdo lloji, sipas nëndrejtorit Ziu është i nevojshëm kontrolli fizik i nxënësve nga roja i shkollës me asistence të policisë.

Policia këmbëngul që psikologët të marrin një rol vendimtar për uljen e kriminalitetit mes adoleshentëve. Sot në kryeqytet një psikolog është i punësuar në 3 shkolla dhe kjo e ul rendimentin e punës së tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Adoleshentë të armatosur me armë zjarri apo me armë të ftohta, sherre banale që përfundojnë në konfrontime fizike janë bërë realitet shqetësues në vend dhe shkollat janë zona që konsiderohen me risk, ku ligji i ri për sigurinë parashikon edhe vendosjen e kamerave të sigurisë. News 24

Swiss Digital Mobile Reklama

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=96jxalKXN-I” width=”560″ height=”315″]

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?