“Përse kandiduat për një mandat të plotë”, ja ç’thotë Arta Marku

Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku në “Open” me Eni Vasilin ka folur edhe për vendimin e saj për të marrë pjesë në garën për kryeprokuror.

“Unë mendoj se të gjithë ata që i plotësojnë kriteret që kërkohen për këtë post duhet të kishin aplikuar. Dhe unë mendova unë mund ta bëj, pasi e njoh prokurorinë dhe i di gjithë problematikat”, tha ajo.

Pse u zgjodh një Kryeprokuror i përkohshëm?

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeprokurorja e përkohshme, e pyetur se nëse mendonte se koha e detyrës së saj të përkohshme do ishte kaq e gjatë, Marku ka folur fillimisht për arsyen se pse nevojitej një Kryeprokuror i përkohshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në një nga ligjet, pjesë e paketës së reformës në drejtësi, në ligjin për funksionimin dhe organizmin e prokurorisë, në një dispozitë kalimtare të këtij ligji parashikohej se nëse Këshilli i lartë i prokurorisë nuk do zgjidhej në kohë dhe gjatë kësaj periudhe mbaronte mandati i prokurorit që ishte në detyrë aso kohe, funksionet e prokurorit të përgjithshëm do t’i ngarkoheshin për t’i kryer një nga prokurorët me më shumë eksperiencë, që kishte përfunduar magjistraturën apo që kishte një gradë shkencore në drejtësi, që kishte një eksperiencë pune mbi 15 vjet në sistemin e prokurorisë dhe do caktohej me vendim të kuvendit për t’i ushtruar detyrat e prokurorit të përgjithshëm në mënyrë të përkohshme”, tha ajo.

Marku tha se në këtë mënyrë u shmang ngërçi ligjor që mund të krijohej nëse KLP do vononte të ngrihej.

“Kam lëvizur drejtues që kishin mbushur orët në detyrë”

Prokurorja e Përkohshme Arta Marku e pyetur nga gazetarja Eni Vasili për arritjet në krye të organit të hetimit, veçoi lëvizjet e drejtuesve të Prokurorisë.

“Kam lëvizur drejtues që mendoj se kishin plotësuar orët e tyre në drejtim dhe nuk mendoj se kishin për t’i dhënë gjë sistemit. Unë mendoj se në krye të prokurorive kam vënë njerëz cilësor, të ndershëm. Është cilësi shumë e rëndësishme të jesh i ndershëm. Zonja Prela nuk është e vetmja drejtuese që kam caktuar. Më duhet t’ju sqaroj se kompetenca për të lëvizur prokurorët ka qenë një dispozitë kalimtare deri në krijimin e KLP-së. Nuk janë zgjedhje abuzive. Janë zgjedhje që janë bërë pasi kam marrë informacione nga institucionet”, tha ajo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?