Përse mbyllen dosjet e korrupsionit? – Raporti: Vetëm 8,6% shkuan në gjykatë

Ndërsa për vitin 2018  ka pasur një numër rekord hetimesh për korrupsion,  bie në sy se vetëm pak prej tyre kanë përfunduar në gjykatë.

TV Scan ka zbardhur analizën zyrtare të Këshillit të Ministrave lidhur me hetimet dhe gjykimet e rasteve të korrupsionit, nga e cila mësohet se në total për vitin e shkuar janë hetuar 1721 procedime penale për veprat penale  në  fushën e  korrupsionit,  me  një  numër total  prej  372  personash  nën  hetim.  300 prej këtyre personave kanë përfunduar si të pandehur.

Gjithashtu  rezulton  se  ka një  rritje  të  numrit  të  çështjeve  me  143  çështje më tepër nga një vit më parë,  por nga ana tjetër vihet re ulje e numrit të personave nën   hetim  26, me persona  më  pak.  Nga ana tjetër  ka  një  ulje  prej  32 personash  të  marrë  si  të  pandehur  gjatë  hetimit,  krahasuar   me   të   dhënat   e   vitit   të   kaluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rezulton  se  për  vitin  2018 janë  dërguar  për gjykim  vetëm  148  procedime  penale  ose  rreth  8,6%  të  rasteve,  me  285  të  pandehur,  krahasuar me  vitin  2017,  konstatohet  rënie  e  numrit  të çështjeve  me  112  çështje  më  pak  dhe  30 të pandehur  më  pak.  Për  vitin  2018  ka  përfunduar gjykimi për 112 çështje penale (për veprat penale kundër  korrupsionit)  me  një  numër  prej  207  të pandehurish,   nga   të   cilët   janë   dënuar   165 persona,  krahasuar  me  vitin  2017 ka  një  ulje prej 146 çështjesh dhe 75 të dënuar më pak.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?