Përse nuk u arrestua Mark Frroku në shkurt kur udhëtoi në zonën Shengen

 

Mark Frroku deklaroi një ditë më parë në Këshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imuntietit se  ai kishte udhëtuar në zonën Shengen më 22 shkurt dhe nuk ishte arrestuar, si dëshmi për të hedhur poshtë lajmin se ndaj tij nuk ka një udhër arresti nga Interpoli. Zyra e Interpol Tiranës e ka marrë kërkesën për udhër –ndalimi të deputetit të mazhorancës më 8 janar. Ky udhër është përsëritur edhe 23 janar, pra edhe 1 muaj përpara se Frroku të lëvizte në zonën Shengen. Atëherë, përse nuk u ndalua ai? Interpoli belg duket se ka bërë një gabim drejtshkrimor në emrin e Mark Frrokut. Mbiemri i tij figuron me dy “F – Ffrroku”. Për këtë arsye, në sistem emri i tij nuk del si person i kërkuar. Po kështu, autoritetet belge, në shkresat përcjellëse për Interpol Tiranën kanë gabim edhe vendlindjen. Sipas të dhënave, në këto shkresa shënohet se ai ka lindur në Gjakovë kur në të vërtetë datëlindja e tij është Puka. Këto dy gabime janë edhe arsyeja që ai ka lëvizur i lirë në zonën Shengen.

SHKARKO APP