Përshihet nga flakët një banesë në Korçë

Një banesë private është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme në Korçë. Ngjarja në fjalë është regjistruar në lagjen nr.1 në vendin e quajtur ‘Cezmat e reja’.

Mesohet se zjarri si fillim ka përfshirë oxhakun e banesës 2-katëshe dhe më pas është përhapur në dhe katin e dytë.

Pasi u sinjalizuan për ngjarjen, 3 zjarrfikëse mbërritën në banesën në fjalë, ndërsa bënë të mundur shuarjen e flakëve. Aktualisht nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale, pa pasoja në njerëz.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?