Përshkallëzimi i situatës, Izraeli u kërkon banorëve të Khan Younis të largohen

Ushtria izraelite u ka kërkuar banorëve të një lagjeje veriore në Khan Younis të largohen nga zona menjëherë, përpara një operacioni të ri ushtarak në qytetin e Rripit të Gazës.

Lagjja ”al-Jalaa” e Khan Younis nuk do të konsiderohet më pjesë e një zone humanitare për shkak të “aktivitetit të rëndësishëm terrorist” atje, thanë sot Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF).

IDF tha se civilët në ”al-Jalaa” duhet të lëvizin në një zonë humanitare të rivizatuar. Ajo shtoi se banorët ishin informuar me SMS, thirrje telefonike, fletushka dhe mesazhe të tjera në arabisht.

“Përshtatja po kryhet në përputhje me të dhënat e sakta të shërbimeve sekrete sipas të cilave Hamasi ka ngulitur infrastrukturën terroriste në zonën e përcaktuar si zonë humanitare”, tha IDF.

Gati 100 njerëz u raportuan të vrarë në një sulm ajror shkatërrues izraelit në një ndërtesë shkolle në qytetin e Gazës të shtunën, thanë palestinezët.

Një zëdhënës i mbrojtjes civile palestineze të kontrolluar nga Hamasi tha se të paktën 93 njerëz vdiqën në ndërtesën, e cila po përdorej si një strehë refugjatësh.

Incidenti shkaktoi zemërim ndërkombëtar.

Ushtria izraelite konfirmoi sulmin, i cili tha se kishte në shënjestër një qendër komanduese të Hamasit të vendosur në ndërtesë.

”Të paktën 19 komandantë dhe luftëtarë të Hamasit dhe Xhihadit Islamik u vranë”, tha IDF./  a.jor. ATSH

SHKARKO APP