Përshkoi 260 km nga Prishtina për 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Erzen Zyberaj merr medalje nga Bashkia e Tiranës

Shqiptari nga Kosova, Erzen Zyberaj i cili ndërmori aventurën e tij me rastin e 111-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë duke përshkuar 260 kilometra nga Prishtina për në Tiranë, mbërriti sot në kryeqytet.

Ai u prit nga nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Andi Seferi, i cili e vlerësoi edhe me një medalje. “Jam shumë i lumtur për respektin nga Bashkia e Tiranës. Normalisht është sfiduese shumë për shkak të kushteve klimatike që ndeshëm, por ia arritëm”, theksoi Zyberaj.

Për më tepër ai tha se vrapimi nga Prishtina për në Tiranë për ditën e 111-vjetorit të pavarësisë ka një simbolikë të jashtëzakonshme. Zyberaj u nis paraditen e djeshme nga sheshi “Skënderbej” në Prishtinë për të mbërritur sot në sheshin me po të njëjtin emër në Tiranë ku u zhvillua për herë të parë edhe parada e shqiptarëve të ardhur nga e gjithë bota.

SHKARKO APP