Personat me aftësi të kufizuara vijojnë protestën në Korçë, kërkojnë kushte dhe trajtim më të mirë
Në ditën e tetë të protestës në Korçë kundër investimit në Zvërnec dhe politikave të qeverisë, pjesë e tubimit u bënë edhe persona me aftësi të kufizuara, të cilët ngritën zërin për më shumë vëmendje ndaj problematikave me të cilat përballen çdo ditë.
Ata kërkuan përmirësimin e kushteve të jetesës, rritjen e mbështetjes institucionale dhe garantimin e shërbimeve më cilësore për personat me aftësi të kufizuara. Sipas tyre, ata theksuan se përballen me vështirësi të shumta, duke nisur nga mungesa e infrastrukturës së përshtatshme deri te mbështetja e pamjaftueshme ekonomike dhe sociale.
Pjesëmarrësit apeluan ndaj institucioneve që të marrin masa konkrete për të siguruar trajtim më dinjitoz dhe mundësi të barabarta për këtë kategori qytetarësh. Ata u shprehën se zëri i tyre duhet të dëgjohet dhe se kërkesat për kushte më të mira nuk duhet të mbeten pa përgjigje.
KOHA JONË SONDAZH

