Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Personat me probleme të shëndetit mendor, Manastirliu: Trajtim jo në spitale, hapet shtëpia mbështetëse në Kavajë

Aktualitet E enjte, 10 Tetor 2019 10:44
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale hapi Qendrën e re Komunitare të Shëndetit Mendor dhe Shtëpinë Mbështetëse në Kavajë, për të ofruar shërbime rehabilituese për personat me çrregullime të shëndetit mendor. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu mori pjesë në hapjen e qendrës së re, ku theksoi angazhimin e qeverisë shqiptare për të implementuar planin e de-institucionalizimit, që siguron shërbime sa më afër modelit familjar për personat me probleme të shëndetit mendor.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Bazuar në strategjinë e shëndetit mendor që qeveria shqiptare është duke zbatuar, jam e kënaqur teksa sot shohim të bëhet realitet plani ynë për deinstitucionalizimin dhe decentralizimin e shërbimeve të shëndetit mendor, me hapjen e Shtëpisë Mbështetëse dhe Qendrës Komunitare të shëndetit mendor në Kavajë, sepse, po krijojmë mundësi për trajtim të specializuar të personave me probleme të shëndetit mendor në Shtëpi Mbështetëse, që i përngjajnë mjedisit familjar”, tha Manastirliu.

Mund t'ju interesojë

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Para 4 orësh
Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Para 5 orësh
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu

Para 5 orësh

Shtëpia Mbështetëse në Kavajë, një strukturë e re socio-shëndetësore, investim i buxhetit të shtetit me vlerë 81 milion lekë do të ofrojë dy shërbime: do të shërbejë si qendër komunitare e shëndetit mendor si dhe Shtëpi Mbështetësë me një ekip multidisiplinar të përbërë nga mjek psikiatër, infermierë, psikologë dhe punonjës social që do të shërbejë për rehabilitimin e personave me çrregullime më të lehta të shëndetit mendor që do të transferohen nga spitali i Elbasanit. Bazuar në strategjinë e shëndetit mendor, me hapjen e qendrës së Kavajës shkon në 10 numri i qendrave komunitare të shëndetit mendor të hapura në rang kombëtar dhe 13 Shtëpi Mbështetëse për rehabilitimin e personave me crregullime të shëndetit mendor.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Ajo çfarë ne jemi duke realizuar nëpërmjet strategjisë së re për sa i përket kujdesit parësor është pikërisht fokusi në shërbimin socio-shëndetësor. Dhe kjo qendër qe ne tashmë hapim për herë të parë në Kavajë, do të ketë integrimin e shërbimeve socio-shëndetësore në plan të parë, që do të thotë aty ku ka shërbim social është i atashuar dhe shërbimi shëndetësor dhe aty ku ka shërbim shëndetësor do të jetë i atashuar dhe shërbimi social”, tha Manastirliu.

Duke falenderuar Komunitetin Sant’Egidio për mbështetjen e vazhdueshme në ngritjen e kapaciteteve për ofrimin e shërbimeve të tilla model, Manastirliu tha se fokusi i qeverisë është ofrimi i shërbimeve sa më afër modelit familjar.

“Ne kemi sot 680 shtretër në të gjithë Shqipërinë për sa i përket trajtimit të personave të cilët vuajnë nga probleme të shëndetit mendor, por çfarë është më e rëndësishme është pikërisht krijimi i strukturave akomoduese larg spitaleve ku të mundemi të mbështesim këto persona të cilët do të mund të marrin shërbimin në kushte shtëpie, në kushte familjare”, tha Manastirliu.

Sëmundjet e shëndetit mendor vijnë në rritje nga viti në vit dhe sipas të dhënave botërore, në vitin 2020 pritet të zënë vendin e parë në Botë, ku 1 në 4 persona mund të preket nga këto probleme. Aktualisht është rritur edhe rimbursimi i medikamenteve falas për këtë kategori. Gjatë këtij viti janë 1.9 milion dollarë për rimbursimin e barnave për semundjet e shëndetit mendor (190 milion lekë) ose 3% më shumë krahasuar me vitin 2018.

Etiketat e lidhura

Ogerta Manastirliuprobleme të shëndetit mendor
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 4 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 4 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 4 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 4 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 4 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 5 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 7 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 5 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.