Personi që shtypi gruan u ndalua për tejkalim shpejtësi. Tentoi të korruptonte policin
Personi që aksidentoi për vdekje një 37-vjeçare ditën e sotme është ndaluar një vit më parë për tejkalim shpejtësi dhe tentativë për të korruptuar policin me 5 mijë lekë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ferit Xhajko” në kryeqytet në marsin e 2015.
Drejtuesi i mjetit, Andrea Memollari, lindur në Çorovodë dhe banues në Tiranë, ka tentuar që të korruptojë punonjesin e Policisë, duke i dhënë një kartmonedhë me prerje 500 (pesëqind) lekëshe, të cilën e ka futur brenda lejes së qarkullimit, duke i thënë “Merri dhe më lër që të vazhdoj.”
Menjëherë punonjësi i Policisë ka reaguar dhe ka bërë bllokimin e këtij personi, duke e shoqëruar për në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë si autor i dyshuar për vepren penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.
Ai u ndalua me të njëjtën makinë tip “Benz”me të cilën aksidentoi sot për vdekje 37-vjeçaren.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=Qa7hJ0e5-AU” width=”560″ height=”315″]
KOHA JONË SONDAZH

