Përurohet busti i Papa Françeskut në Tiranë, Nishani: Një gjest simbolik

Papa Françesku ka bërë bashkë sot në Tiranë Presidentin Nishani dhe përfaqësues të qeverisë, gjatë ceremonisë së përurimit të bustit të tij në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Aty kanë qenë të pranishëm konkretisht Presidenit Nishani, kreu i Bashkisë Erion Veliaj, zv/kryeministri Peleshi, si edhe përfaqësues të tjerë të qeverisë.

Në fjalën e tij, kreu i shtetit e vlerësoi figurën e Atit të Shenjtë për kontributin që ka dhënë për Shqipërinë, por edhe për shenjtërimin ndaj Nënë Terezës.

“Shenjtërimi i Nënë Terezës është mëse i merituar. Papa Fançesku shkeli në një tokë martirësh para dy vitesh duke bekuar vendin tonë” , ka thënë Nishani.

Duke shtuar se “nusti i Papës është vendosur pranë këmbanës së shenjtë, para ish-muzeut të diktatorit, i cili në kohën e tij mendoi vetëm për të prishur kishat e xhamitë” dhe prandaj sipas tij, ky mbetet një gjest simbolik.

SHKARKO APP