Përvetësoi rreth 1 mln euro, prangoset drejtori i bankës së Bilishtit

Policia e Qarkut të Korçës ekzekutoi sot urdhrin e ndalimit për drejtorin e një filiali të një bankë të nivelit të dytë në Bilisht, duke prangosur shtetasin Ervin Çekani pasi dyshohet se ka përvetësuar një shumë prej 945 mijë euro.  Sipas njoftimit të Policisë, mësohet se Çekani u prangos pas një hetimi intensiv të prokurorisë, që lëshoi një urdhër arresti, të pranuar dhe nga Gjykata e rrethit Korçë , pasi ai  dyshohet se ka kryer transaksione antiligjore në dëm të 25 klientëve.

Sipas burimeve zyrtare të prokurorisë, mbi bazën e materialit kallëzues të dërguar nga banka, më datë 2 shkurt 2015 ka regjistruar procedimin penal ndaj tij për veprën penale të “vjedhjes së bankës” dhe “falsifikimit të dokumenteve”. Në këtë degë të bankës gjatë periudhës 1 nëntor 2005 dhe shkurt 2015 (rreth 10 vjet), në pozicionin e drejtorit të degës së bankës ka qenë shtetasi Ervin Çekani, i cili ditët e fundit është pezulluar nga funksioni, pasi banka është vënë në dijeni të veprimeve të parregullta në degën e qytetit të Bilishtit, nëpërmjet ankesës së një prej klientëve, me iniciale S.D. Shpërdorimi i detyrës nga ana e punonjësve të bankave që përvetojnë  para në një formë të tillë, është kthyer kohët e fundit, duke shtuar shqetësimet jo vetëm për klientët që përballen me histori të tilla, por edhe për vetë bankat.    

SHKARKO APP