Përvjetori i PD-së, Bylykbashi: Më 6 dhjetor Rama ka kaluar vijën e kuqe
Partia Demokratike kujton sot 32-përvjetorin e saj, që i solli fund sistemit monist në Shqipëri. Nënkryetari i saj, Oerd Bykykbashi në fjalën e mbajtur në festën e organizuar nga Sali Berisha, bëri një paralelizëm midis dhjetorit të vitit 1990 me situatën e sotme.
“Ja ku jemi sot 32 vite më pas dhe ajo që u arrit atëherë është në rrezik serioz. Në demokraci nuk ka nevojë për shumë vija të kuqe. Mjaftojnë dy: zgjedhjet e lira e të ndershme dhe pluralizmi. Edi Rama në këto 9 vite e ka shkelur vijën e kuqe të zgjedhjeve pa u ndëshkuar. Në 2021 ODIHR tha se zgjedhjet nuk ishin as të lira e as të fshehta. PD tha fjalë por nuk veproi”.
Bylykbashi iu referua edhe sulmit ndaj liderit Sali Berisha nga Gert Shehu në protestën e 6 dhjetorit, si “nuk ishte sulm kundër Sali Berishës, por kundër PD, kundër çdo demokrati e kundër opozitës. Ishte agresion mbi pluralizmin”.
KOHA JONË SONDAZH

