Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Përvjetori i vdekjes së Dritëro Agollit. Elegjia e poetit, thirrja e një shpirti që mat kohën me rrahjet e zemrës së përjetësisë

Aktualitet E premte, 3 Shkurt 2023 10:17
Përvjetori i vdekjes së Dritëro Agollit. Elegjia e poetit, thirrja e një shpirti që mat kohën me rrahjet e  zemrës së përjetësisë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Para 7 orësh
Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Para 8 orësh
Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjist...

Para 8 orësh

Në cakun e kujtesës, aty ku thirrjet e mallshme, vërshojnë si kuaj të bardhë nga luginat ku prehen mjegullat, dhe majëmalet atjeku retë rroken me qiellin, e me gjallnim harliset pamatshmëritë, me zgjim e përjetim cek çasti. Aty, vjen dritshmëria e shpirtrave nëpër prejkohje dhe ndez një diell, naltëson një përulje endur me madhështi. Sot, vijmë mbushur me vargje e tingëllima, fëshfëritje gjethesh e drithërima, pjesëmarrim në kremten e ringjalljes së poetit prej të vdekurit, rilindjes së shenjtorit të besimit të njerëzores, te fjala ime e vargu juaj.
Beh, ashtu lertësuar e gatitur për sublimitetin e kujës në kujtesë, e fjalës në farën që u hodh, e përjetësimin që korrim çdo stinë. Lëvduam Zotin me dhuratën e fjalës së shpirtit dhe pranuam zëdhënien e përjetësisë te poezia, te ara që mbolli me dhimbje dhe yje poeti, te bima që mbarështoi me dashuri dhe amshim, ai këndim me rrënjë në gjak e kumbimin në zjarr.
Kurrë nuk ishim kur poeti u lind. Por në vdekje shkuam me lot e det, plot. Shkuam e u shenjtëruam prej blatimeve të tij të mbrujtur në fjalë e frymë.
“Dhe erdh ky mort e u pamë”, u hidhëruam, dhe kafen të hidhët na dhanë të ëmbëltonim dhimbjen, të mëlmenim plagët, të shuguronim hyjninë e fjalës.
Erdh “Vdekja e poetit”, elegji e erë, nga poeti Dritero Agolli për vdekjen e poetit, për të tijën ndoshta, për tonën, për gjalljen që njomte buzën në këtë pikë loti dhe ditëpërditshmërinë, që u deh në këtë det. Erdhi dhe mbeti “Vdekja e poetit” si një kumt lajmës amshimi, kah merr udhë fryma që i dha shpirt çdo grimce dhe zë i mëkoi çdo çasti, me rima i ledhatoi gjithë hiret dhe lulet, me melodinë e andjes, e përkundi gjithësinë dhe ëndrrat. Sepse ky ishte poeti, ky është zëri i zëshmërisë së asaj zemre që e mati udhën e përjetimit me rrahje zemre.
“Kur vdes poeti, zemra ta do të dëgjosh vetëm heshtje, të dëgjosh vetëm fëshfërimën e gjetheve, vetëm shushurimën e një përroi, vetëm cicërimën e një zogu. Kur vdes poeti, do të doje të heshtnin fanfarat e sukseseve përgjithësisht të gënjeshtërta, të mekeshin fjalët boshe të lëvdatave, të platitej zhurmëria e kotësisë. Kur vdes poeti, do të doje të mos kishte, së paku për një çast, marramenth makinash e manekinësh, pamje klithëse reklamash të zhveshura nga çdo gjë njerëzore, zukama kafenesh mes vdekjes së punës; të mos shihje mjedise të papastra, dorën e lypjes nëpër trotuare, dijen e librave lëshuar për shitje drejt e përdhe. Kur vdes poeti, do të doje të shihje lule e bar, drurë e hije, natyrë dhe prehje…” këndon ai, dhe pjesë merr me shpirtjen e tij atë mot e sot, të tregojë botës se sa e hyjshme është kjo prani në jetën tonë, sepse pa poetin bota do të ishte e shterur prej të themeltit përjetim dhe ndjenjë, mendim e meditim, zëshmëri dhe heshtje bardi.
“Dhe do të doje që shpirti të zhytej në mendime për kuptimin e jetës, vijon Agolli te “Vdekja e poetit”, për vlerën e duarve të punës, për dritën e mendjes, për regëtimën e zemrës.
“Do të doje të bisedoje me shpirtin e poetit përmes gurgullimës së vargjeve dhe fëshfërimës së urtë të të thënave e të pathënave të tij…. thërriste zëri i tij e amshimi kushtron sot. “Dhe të ringrije në mendje atë botë ndjenjash e përjetimesh gjithfarësh të krijuar prej tij, ku ndihet fryma e bekuar e thjeshtësisë, kthjelltësisë, urtësisë.”
Dhe e përshkon kohjen e ikjes dhe mungimit të tij ai ligjërim i thellë e i shpirtshëm…“Kur vdes një poet, domethënë një njeri që na jep mesazhe njerëzore përmes poezisë, ajo që të lëndon më shumë është zhurmëria e pashije dhe në thelb blasfemuese që shoqëron krijuesin në shtegtimin e tij drejt strehës së fundit. Befas për atë, që ikën heshturazi e në vetmi, fillojnë e kujtohen plot bujë të gjitha kategoritë e parisë-elitë të vendit: zyrtarë të lartë të shtetit e artistë-politikanë, miq të mëdhenj të të ndjerit, kryeredaktorë gazetash…” gjëmoi ai vullnet i larë në krojet e kthjellëta të shenjërisë së poetit, aty ku ngrihen altare dhe qiellit i bëhen lutje, kohës i mëkohet ajo dëlirje e shpirtshme, të perëndishmes së botës i blatohet fjala dhe epja.
Dhe thërret e dëgjohet ende edhe sot zëri i Agollit, zëri i poetit, gjëmimi i shpirtit, teksa mëton… “Rendin kush e kush më parë ta thonë fjalën e tyre me peshë, elitare, ta thonë botërisht, pavarësisht se në ato fjalë gjithçka mund të gjesh veç figurës së poetit jo. Të hidhëron kjo zhurmë në një kohë që vdekja kërkon heshtje nderuese…” dëshpërueshëm vijon ai këtë ngulm elegjiak.
Dhe zemrëkrisjen rrëfente, dhimbjen gjithashtu teksa thoshte se …“Të lëndon kjo prirje dyfytyrëshe për vetëdukje, ndërkohë që humbja e një shpirti mendimtar do të duhej të shoqërohej me mendime të thella, me një brengosje të brendshme dhe vlerësim realist, në daç edhe filozofik, por kurrsesi jo propagandistik, vlerësim që të përfshijë dhe paraqesë para lexuesve të çoroditur nga shtypi tregtar atë që kishte më të spikatur kjo dritë e mendimit dhe flakë e ndjenjës së zhveshur nga çdo interes vetjak.”
Dhe rrekej ta shkund fort këtë atëhershmëri nga molepsja, ndërsa shpirt e zemër, zë e gjëmim kumton: “Të nervozon belulizmi i shpëlarë, bajat, mjeran, ky egoizëm i pakufi, që ka mbërthyer shoqërinë tonë dhe që ia than çdo gjethe të gjelbër e çdo gonxhe. Ndërkohë veshi dëgjon e syri lexon vetëm fjalë, fjalë, fjalë. Nuk ka mënyrë më të shëmtuar për të vrarë kujtesën mbi poetin. Të gjendet këtu njëri ndër ato shumë shkaqe, për të cilat poeti u mbyll në veten e vet? Po iki me trishtim i zhgënjyer nga miqtë, E mbylla dhe derën që rrinte e hapur Për lajkatarët, për rrenacakët e smirëzinjtë, Që shtireshin engjëj të dashur…” dhe ju dha vdekjes poeti, për të lënë pas një frymë të gjallë të tijën që u hukat; me shpirtje e shenjtërim, pendesë dhe falje se duhet ta duam të sotmen, siç e donte poeti, siç do ta dëshironim ne të gjithë.
Me vdekjen, poeti lyp shpagim për çdo lëndim e plagë. Ai i beson fjalës shpirtin dhe gjithmonshmërinë i’a lë në prehër poetit, si një amanet, si një thirrje e lashtë e thellësive të kohës dhe përkorjes. Ai i flet nga amashimi me fjalën e të gjallëve, me poetikën e poetit sakrifikues, në këmbët e këtij altari ku lutemi e kërkojmë falje, ku premtojmë e përbetohemi, ku, shenjtërisht përulemi dhe lartësojmë qëllimet kah qiell ka pambarim.
Vdiq poeti, por të gjallët e vargjeve dhe fjalëve, tingujve dhe pëshpërimave, rënkimeve dhe plagëve, mbeten të jetshme te vargjet dhe përjetimet. Te pavdekshmëria e poetit dëgjohet ky zë që i jepet

Etiketat e lidhura

albert vataj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 7 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 8 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 8 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 8 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 12 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 11 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 12 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 13 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.