Përzë nënën 74 vjeçe nga shtëpia për festa, policia nis hetimet

Përzë nënën e moshuar nga shtëpia ditën e Krish tlindjes, nisin hetimet për djalin e saj. Burime pranë policisë sqarojnë se ditën e enjte, 51-vjeçari me inicialet A.A., i cili prej disa kohësh jeton në Gjermani, ka nxjerrë nënën e tij nga shtëpia që kishin të përbashkët në kryeqytet.

Të njëjtat burime sqarojnë se rreth orës 11:00, 51-vjeçari ka shkuar në banesën e tij në rrugën “Myslym Shyri” në kryeqytet dhe ka nxjerrë nënën e tij nga shtëpia, 74-vjeçaren me iniciale P.A.

Sipas të dhënave të policisë, e moshuara prej disa kohësh kishte konflikte me djalin e saj, për shkak të banesës që ata e kishin të përbashkët. Mësohet se 51-vjeçari jeton në Gjermani, por ditët e fundit ai është kthyer në Shqipëri dhe dy ditë më parë i ka kërkuar nënës së tij të moshuar që të dalë nga shtëpia, pasi ajo i përket atij.

Pas kësaj, 74-vjeçarja ka dalë jashtë dhe ka bërë denoncimin përkatës në polici, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe sqarimin e situatës.

SHKARKO APP