“Peshk-banania i madh” u kap, lajm nga mediet ndërkombëtare

Arrestimi i Arbër Çekajt në Gjermani, ka gjetur pasqyrim gjerësisht në mediat ndërkombëtare. ”Associated Press”, shkruan se biznesmeni akuzohet se është përfshirë në trafikimin e 613 kg kokainë të sekuestruar në portin e Durrësit.

”Kokaina mbërriti në Shqipëri me një ngarkesë bananesh nga Kolumbia. Dy persona u arrestuan atë kohë”, shkruan agjencia ndërkombëtare. Gjithashtu nënvizon se kokaina kap vlerën e 180 milionë eurove.

”Shqipëria njihej më parë si një udhëkryq për trafikimin e marjuanës. Konfiskimet e rregullta tregojnë se trafikantët ende kanë marjuanë të ruajtur pavarësisht nga një operacionet qeveritare për të reduktuar ndjeshëm numrin e plantacioneve”, nënvizon kjo media.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkrimi i ”Associated Press” është shpërndarë nga media si Daily Mail, Yahoo, Gazeta Montreal dhe shumë të tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?