Peshkim i paligjshëm në Dibër, procedohen penalisht 3 persona

Dibër

Kryenin gjueti peshkimi në mënyrë të paligjshme, procedohen penalisht nga Policia 3 shtetas.

Në vijim të punës për ruajtjen e mjedisit dhe kontrollit të territorit për  parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, është goditur një rast i gjuetisë së peshkimit në mënyrë të  paligjshme, si rezultat i të cilit filloi procedimi penal për shtetasit :

Swiss Digital Desktop Reklama

Xh.S., 45 vjeç; A. S., 49 vjeç; D. J., 26 vjeç; banues në Maqellarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke kryer peshkim në mënyrë të paligjshme në lumin Drin i Zi.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale kapsolla dhe fitil zjarr përcjellës të përdorura nga shtetasit e lartëpërmendur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?