Pesticidet, Manastirliu: Ndryshim ligjit të barnave

Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu flet për ndryshime në ligjin e barnave së bashku me Ministrinë e Bujqësisë të cilës i takon pjesa e pesticideve.

”Ministria e Bujqësisë është institucioni përgjegjës por ne do futemi bashkë me atë ministri në një proces ku do të kemi një sistemim në ligjin e barnave dhe atyre substancave që prodhohen ose importohen”.

A është realisht “Silicon Mix”, i dëmshëm për shëndetin? Shefi i pavijonit të sëmundjeve infektive në QSUT Pëllumb Pipero ka zhvilluar një hulumtim.

”Së paku unë nuk gjeta referenca bindëse, e mbi të gjitha statistikisht të besueshme për dëmin potencial të këtij insekticidi në shëndetin e qytetarëve, për më tepër në dëmtimin potencial të ADN-së dhe çrregullimet madhore që mund të vinë si pasojë e saj. Nuk duhet të përhapim panik te konsumatorët, aq me tepër kur bëhet fjalë për ushqimet e përditshme, pa pasur referenca dhe rezultate statistikisht të provuara”.

SHKARKO APP