Peticioni: Mos e mbyllni Kopshtin Zoologjik!

Skandali në Kopshtin Zoologjik i ka bërë aktivistët për mbrojtejen e kafshëve të kërkojnë ndërhyrjen e Organizatave Ndërkombëtare për të hartuar një peticion që kafshët të mos trajtohen në kushtet të tilla.

Suela Dyrmishi, aktiviste e Arsa (animal resqui Albania) me shqetësim thotë se kafshët aty jetojnë në kushtet mjerane dhe prandaj kërkohet mbyllja përfundimtare e Kopshtit Zoologjik.

Aktivistët thonë se për mbylljen e Kopshtit Zoologjik do të ketë një sensibilizimi të madh. Këtë të martë dyert janë hapur për vizitorët, por kamerat nuk lejohen të filmojnë.

Bashkia e Tiranës qëndrimin e saj e përcolli një ditë më heret duke thëne se koncensioni është zgjidhja e vetëm sepse skandali i ndodhur është pasojë e një keqmenaxhimi vite më parë ku prej 6 vitesh bualli dhe kali bashkëjetonin në një kafazë. Ndërsa për kohën dhe procedurat e koncensionit nuk dihet ende nëse do të përfshihen në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Bashkiak.

SHKARKO APP