Petrit Vasili: Kam denoncuar në mars 2017 që inceneratori i Fierit është një mashtrim për të vjedhur dhjetëra milionë euro
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka dalë në një konferencë për shtyp, për të folur për skandalin e inceneratorëve.
Vasili ka deklaruar se ka kërkuar që në mars 2017 që inceneratori i Fierit është një mashtrim për të vjedhur dhjetëra milionë euro.
Skandali me inceneratorin e Fierit është galopant.
Ndër të tjera, Vasili i ka drejtuar edhe disa pyetje Prokurorisë së Posoçme se çfarë e pengon atë të mos nisë hetimet për këtë skandal që po vjedh shqiptarët.
Deklarata për mediat e Nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili
Të nderuar qytetarë!
Skandali i incerenatorëve apo skandali korruptiv më i madh i këtyre 30 viteve pluralizëm, ka qenë shembulli më i qartë sesi një maxhorancë me qeverisjen e saj, që nga kryeministri e deri në qelizat më të fundit të pushtetit lokal, bëhen bashkë për të grabitur, për të rrënuar e për të qëndruar egërsisht kundra qytetarëve, e jo në krahun e tyre. Asnjëherë nuk mund të ketë nga kjo maxhorancë qeverisje me qytetarët. Kjo Rilindje që është në pushtet është vetëm një qeverisje egërsisht kundra qytetarëve, nga më i pari deri te më i fundit në pushtetin lokal.
Në ndihmë dhe në mbështetje të SPAK-ut, e për ta imponuar SPAK-un që nga të punuarit avash avash, të punojë shpejt e shpejt për të evidentuar një korrupsion të tmerrshëm, i cili ndodhet në sytë e qytetarëve, po ju bëjmë publik sot një tjetër dokument të viteve më parë, pikërisht të 31 marsit 2017, me të cilin i jemi drejtuar, unë personalisht në cilësinë e Ministrit të Drejtësisë, këshilltarëve bashkiakë të Bashkisë Fier, të cilët ngrinin shqetësime të mëdha dhe përcillnin dhe njëherë edhe peticionin e 1200 banorëve të Mbrostarit, lidhur me incerenatorin që ndodhet atje. Do ju lutesha të shikonit këtë dokument në plan të parë, i cili flet vetë, është një dokument autentik me vulë dhe me firmë, me numër protokolli 2202 i 3 marsit, firmosur nga unë në cilësinë e Ministrit të Drejtësisë.
Së pari, qytetarët duhet të dinë që vendosja e incerenatorit fantazmë, se ju e dini tashmë të gjithë që nuk është një incenerator, është thjesht para që janë dhënë për një fantazmë, për të rrëmbyer para e për të pastruar para njëherazi. Ishte vendosja e katërt në radhë, pasi ky çiban nuk po dinte ku të ngulej. Së pari të nderuar qytetarë u projektua të vendosej në Cakran, në hambar të Cakranit, në një fshat. Protestat e mëdha e detyruan të spostohet dhe të largohet. Së dyti, u projektua të vendosej në Komunën Portëz, ku me shumë të drejtë banorët u ngritën në këmbë kundra kësaj. U spostuan në Mbrostar, jo aty ku ndodhet tani, po në një parcelë tjetër më larg. U larguan dhe prej andej dhe u vendos aty ku është ngulur çibani imagjinar i një inceneratori që nuk funksionon. Pra, në 4 vende, nga një vend te tjetri. Shumë e qartë, pa studim fizibiliteti, pa asgjë.
Por të vijmë te dimensioni shumë i rëndësishëm dhe i detyrueshëm me ligj i banorëve. Banorët u ngritën në këmbë në një protestë dhe firmosën dhe një peticion me 1200 firma, i cili evidentonte qartë që asnjë konsultim nuk ishte kryer me banorët, i asnjë lloj forme. Por pyetja është, ky konsultim i këtyre banorëve është një dëshirë, është një mundësi, apo një detyrim ligjor i pakapërcyeshëm? Do t’iu provojmë që është një detyrim ligjor i pakapërcyeshëm. Sipas ligjit të Reformës Administrative, të bërë po vetë nga e njëjta Rilindje, imponon që Njësitë e qeverisjes vendore i garantojnë publikut transparencën e veprimtarisë së tyre. Jo vetëm kaq, por sigurojnë akses për këtë transparencë edhe nga shtresat e varfra të komunitetit.
Të vijmë te çështja konkrete, organet e qeverisjes vendore thotë neni 16 i ligjit, janë të detyruara të garantojnë pjesëmarrjen publike në procesin e vendimmarrjes, ndërsa Këshilli Bashkiak, në nenin 18, çfarë thuhet? Që Këshilli Bashkiak, përpara shqyrtimit dhe miratimit të akteve zhvillon seanca të këshillimit bashkiak me komunitetin, të cilët janë të detyrueshme, sipas rasteve të parashikuara të nenit 54. Po çfarë thotë neni 54? Përcakton në pikën E, që kur ka çështje që i takojnë kësaj pike, konsultimi është i detyrueshëm. Pika E është miratimi apo tjetërsimi i dhënies në përdorim të pronave të tretëve. Çfarë ishte prona? Ishte toka bujqësore, që po tjetërsohej në truall urban. Dhe përpara marrjes së këtij vendimi është i detyruar para shqyrtimi dhe zhvillimi i seancave të dëgjimit me komunitetin e të tjera. Kurrë nuk u zhvilluan seanca të tilla. Sepse duhej grabitur toka, duhej vendosur në funksion të këtij korrupsioni, që fillon nga kryeministri e përfundon deri në bashki, në qark e gjithandej. Dhe as Këshilli i Qarkut, e as Këshilli Bashkiak nuk zhvilluan asnjë seancë të tillë dhe nuk bënë asgjë të tillë, pasi donin t’ua ngecnin këtë çiban banorëve dhe tokën bujqësore ta kthenin në një truall vetëm për qëllimet e tyre korruptive, ndonëse kishin plot mundësi të tjera që ta vazhdonin këtë aferë korruptive. Së paku jo në dëm të shëndetit të banorëve. Por çfarë bënë? Edhe tokën bujqësore një tjetër shkelje ligjore e njëpasnjëshme, që duhej shprehur vendimi i Këshillit të Ministrave që ka vendim të veçantë për kthimin nga tokë bujqësore në truall, nuk ekziston dhe nuk e kanë marrë një vendim të tillë. Thjesht dhe vetëm kanë shpronësuar truallin. Pasi paligjshmëria vazhdonte të thellohej dhe ngutej për ta rrëmbyer. Ishte kaq i madh dhe kaq i papërmbajtur saqë nuk mund të priste. Ecim me tej. Po vendimi si u mor? Ligji po ligji i këtyre, miraton e kërkon që vendimet të merren me 3/5. Është e njohur publikisht dhe është në aktet e firmosura të vulosura, që është një vendim që është marrë pa shumicën e detyrueshme me ligjin me 3/5. Dikush do të pyeste po përse duhet dhe pse ligji ka menduar 3/5. Po ka menduar se vendime të cilat janë të tilla, të një rëndësie kaq të madhe, që shkaktojnë një imponim të madh, një dëmtim, një tjetërsim të pronës që shkakton pasoja të mëdha mbi komunitet, mbi jetën, mbi shëndetin, mbi jetën ekonomike, kërkojnë shumica të gjera. Që nuk kanë lidhje me atë shumicën e vogël që mund të sigurojë një forcë politike apo një aleancë politike, ndaj kërkonte 3/5. Po këta nuk kanë pyetur, maskarenjtë e bashkisë të pushteti lokal të urdhëruar nga krye maskarenjtë e qeverisë, duhet patjetër ta mbyllinin sa më parë aferën edhe duke dhunuar ligjin e miratuar nga ata vetë. Dhe e kanë miratuar me shumicë të thjeshtë. Boll blejmë ca vota, i bëjmë një shumicë të thjeshtë 50+1, në kundërshtim me ligjin, boll që ta shtyjmë sepse nuk u priste puna të rrëmbenin paratë. Gjithashtu është shumë e qartë, që në komunikimin që është bërë në këtë letër zyrtare, të gjitha këto detyrime të mëdha ligjore, të parespektuara, të shkelura në mënyrë flagrante janë evidentuar atje. Po janë evidentuar dhe kanë një rëndësi të jashtëzakonshme pasi janë evidentuar nga një anëtar i qeverisë siç ishte ministri i drejtësisë në mbështetje dhe në interpretim të kërkesës që këshilltarët bashkiak i kishin bërë për të kërkuar respektimin e ligjit, i cili nuk u respektua dhe u dhunua në çdo pikë. Letra është që në mars të 2017, pra vite me radhë ka ecur me galopë hajdutëria, nuk është ndalur, duke ndërmarrë njërin hap më të rëndë sesa tjetri në dhunim të ligjit. Dhe duke i dhënë ama dhe një dimension tjetër. Të cilit publiku besoj nuk e ka pasur shumë të kthjellët që nga Kryeministri e deri te pushteti lokal, ai i pushtetit lokal i ndërtuar për të ndihmuar për të qëndruar pranë qytetarëve, ka qenë egërsisht kundër qytetarëve. Nuk është shqetësuar fare për shëndetin e tyre. Nuk janë shqetësuar fare për tokën e bukës së tyre. Që në vend të prodhonte të mira bujqësore për ta, për t’ua bërë jetën më të mirë, do të kthehej në një vatër toksike, ndonëse atje nuk funksionon asgjë se vetëm hidhen para, inceneratorë nuk ka. Pra dimensioni i skandalit të jashtëzakonshme. Letrat janë aty prej vitesh dhe besoj që këto janë të tjera dëshmi shkresore tashmë, fakte të pakundërshtueshme tashmë në ndihmë të SPAK, sigurisht unë jam këtu publikisht, për ti thënë SPAK, qartë e prerë, jemi qenë të mahnitur nga shpejtësia e rrufeshme e SPAK për të lëshuar urdhër arreste , për të vdekurit e dosjes 339. Sepse për të gjallët ministra nuk ka. Po për të vdekurit urdhrat ishin të rrufeshëm. Po ç’është kjo shpejtësi e breshkës e SPAK, i cili vepron kaq avash për të gjallët ku faktet e të cilave nuk janë më vetëm dosjet e SPAK por janë dosjet e të gjithëve. Janë në mendjen e qytetarëve, në sytë e tyre, janë në të gjitha arkivat e mediave shqiptare, pra është një problem që bucet dhe bubullon. Kush ja mban dorën SPAK-ut. Pse ky SPAK përpara fakteve evidentuese shumë të qarta edhe për dosje të tjera që kishin të bënin dhe me sistemin e drejtësisë se si falsifikoheshin shkresa nga ministria e drejtësisë etj. gjithmonë është shumë i ngadaltë, por është i rrufeshëm, për të çuar fletë arresti për të vdekurit . Faktet përsa i takon aferës së inceneratorëve janë njëri më tronditës së tjetri. Por një gjë mbetet. Është një qeverisje qendrore që nga kryeministri e lokale, armike e qytetarëve që kurrë nuk mund të jetë në aleancë me qytetarët. Sepse vetëm i dhunon, i plaçkit, i përbuz, nuk i dëgjon dhe do vetëm ti përdore, ti shfrytëzojë ose duke i përzënë nga Shqipëria për të sjellë skllevër modernë ose për ti mbajtur nën nënshtrim e të poshtëruar. Kjo nuk ka për të ndodhur e nuk do të ndodhë më kurrë sepse opozita bashkë me qytetarët, në aleancë më qytetarët se të mbështesë qytetarët është pikërisht kjo, t’u garantosh të drejtat e tyre. Është aty e do të jetë këtu për ti larguar njëherë e mirë këta maskarenj të pushtetit qendror dhe lokal të cilët kanë vetëm një mision, për të shkatërruar vendin. Misioni ynë është ta mbrojmë Shqipërinë e ta kthejmë atë tamam siç duhet të jetë në shtëpinë e shqiptarëve.