Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 08:03 Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim” Senatori demokrat Chris Van Hollen njoftoi se do të kandidojë për kreun e shumicës në Senat, duke sfiduar hapur Chuck Schumerin. Schumer thotë se…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Petrit Vasili: LSI mbështetje për sektorin fason, si gjenerator punësimi

Petrit Vasili: LSI mbështetje për sektorin fason, si gjenerator punësimi

Aktualitet
E martë, 6 Prill 2021 12:47
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili, deklaron se Programi i LSI parashikon transformimin e sektorit fason, si gjenerator punësimi.

Deklarata për mediat e Nënkryetarit të LSI

Të nderuar qytetare dhe qytetarë,
Një nga plagët më të mëdha të Shqipërisë së sotme është papunësia dhe sigurisht një nga përgjigjet më kryesore që duhet të japë politika është pikërisht punësimi.
E një sektor gjenerator punësimi ka qenë dhe vazhdon të mbetet industria fasoniste. Sigurisht kjo sfidë për ta mbajtur këtë industri në këmbë dhe për të krijuar hapësira punësimi, pasi kjo industri ka punësuar dhjetëra e mijëra shqiptarë të niveleve, të shtresave më të zakonshme, më të varfra të Shqipërisë, kjo sigurisht kërkon edhe një ndihmë konkrete.
Prej vitesh Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbështetur fuqimisht një qasje të re, një mbështetje rrënjësisht të rëndësishme nga ana e shtetit që ajo të zhvillohej, por e kundërta ka ndodhur.
Që nga viti 2014, kur ne kemi ndërmarrë iniciativa të njëpasnjëshme në këtë drejtim, ato janë sabotuar me ndërgjegje dhe me vetëdije të plotë, në emër të interesave të tjera, në emër të interesave të oligarkisë e të gjithë të tjerave, nga Rilindja, duke mos i krijuar hapësira, por duke i krijuar probleme edhe më të mëdha.
Është fakt publik që sot biznesi fason ka humbur mbi 20 e ca mijë vende pune, pasi nuk iu dha asnjë ndihmë e domosdoshme dhe asnjë mbështetje, edhe në kohët shumë të vështira të pandemisë.
Është momenti për tu ringritur dhe ndihma duhet të jetë konkrete, e drejtpërdrejtë, e shpejtë në mënyrë që këto dhjetëra mijëra vende të rikuperohen e për shkak edhe të hapësirave edhe rezervave të mëdha që ka ky sektor në Shqipëri, dhe Shqipëria si ambient ekonomik, ky të zgjerohet gjithmonë e më shumë e të ecë përpara.
Në mënyrë konkrete, pikat e programit tonë elektoral, por program qeverisës nesër dhe një detyrim qeverisës i patjetërsueshëm do të jenë këto elemente themelore, të cilat janë formësuar përfundimisht në programin tonë si një detyrim politik.
Së pari: Ristrukturimi i fazuar i industrisë fason sipas kërkesave të tregut vendas dhe konjukturave të reja të tregut ndërkombëtar. (Investime në teknologji, në prodhim imputesh, know-how), duke akorduar një mbështetje dhe një subvencion prej 30 milionë euro në 2 vitet e para, si një masë emergjente, e drejtpërdrejtë.
Së dyti, mbështetja e industrisë fason për të kaluar në produktin e integruar Made in Albania. (Dizajn, brande, marketing, promocion produkti dhe panaire, certifikime dhe mbështetje institucionale), e cila kërkon një mbështetje prej 20 milionë euro të shpërndarë në katër vjet, e cila krijon një boom të jashtëzakonshëm të ri të kësaj industrie.
Së treti, mbështetja tek prodhimi vendas duke konsumuar produkte vendase fillimisht entet publike që prokurojnë veshje dhe këpucë. Pra, kemi parasysh tenderët dhe prokurimet publike për veshje e këpucë për gjithë periudhën e qeverisjes, ndërkohë që këto produkte janë të nivelit evropian, me çmime shumë kompetitive dhe njëherazi i jepet një spunto, njëherazi edhe punësimit dhe rritjes së nivelit ekonomik të vendit.
Së katërti, mbështetja me grande e fonde të Bashkimit Evropian, në bazë të projekteve, duke përdorur një analogji mënyre të zhvillimit të tyre, ashtu sikurse funksionon sot AZHBR-ja, duke përdorur pra praktikat më të suksesshme, më të shpejta dhe më të drejtpërdrejta.
Së pesti, heqja dhe lehtësimi i barrierave doganore për lëndët e para, për prodhimet e destinuara për tregun vendas.
Së gjashti, krijimi i instrumentit garantues dhe realizues për këtë qëllim dhe për të gjithë këtë veprimtari që do ishte Agjencia e Industrisë veshje-këpucë. Agjenci kjo e veçantë, operative, për implementimin dhe monitorimin shumë të kujdesshëm dhe efektiv të këtij programi.
Është e qartë që mbështetja financiare dhe politikat konkrete në këtë industri janë një para e investuar me efektivitet të lartë, është një shpenzim shumë i vogël, minimal i buxhetit, por një investim që krijon vlerë të shtuar, qoftë në ekonominë e vendit, sjell rritjen e GDP-së, por mbi të gjitha vazhdon të ruajë industrinë fasone si një gjenerator të vërtetë punësimi.
Janë mijëra e mijëra familje, të cilat kanë garantuar dhe garantojnë mbijetesën e tyre minimale falë të ardhurave dhe pagave qe marrin në sektorin fason, të cilët me rritjen dhe me zhvillimin e tyre, i mundësojnë këtij sektori edhe rritjen e mëtejshme të nivelit të pagave, duke shkuar gjithmonë e më shumë tek paga që u afrohen gjithmonë e më tepër nevojave dhe mundësive të punonjësve që punojnë në këtë sektor.
Njëherazi u jepet mijëra njerëzve mundësia për tu rritur e kualifikuar profesionalisht e për të qenë të mundshëm për tu futur në tregun e punës, edhe në sektorë të tjerë.
Ne do ta ndjekim me shumë këmbëngulje këtë paketë, sot dhe nesër, duke arritur atë vijimësi të qasjes sonë politike dhe programore ndaj këtij sektori dhe 25 Prilli do të jetë mundësia reale, e vërtetë që ky sektor të dalë nga errësira dhe të ecë përpara ashtu sikurse i takon dhe sikurse janë mundësitë shumë të mëdha të tij për ti ardhur në ndihmë mijëra shqiptarëve, por edhe ekonomisë së vendit.
Më 25 prill pra ti japim hapësirë dhe mundësi këtij programi për fasonët, për ta bërë një realitet të prekshëm për shqiptarët.
Ju faleminderit të gjithëve!

Mund t'ju interesojë

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të...

Para 37 minutash
Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Para 2 orësh
Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Para 10 orësh

Etiketat e lidhura

LSIPetrit Vasili
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”
Para 36 minutash

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe
Para 37 minutash

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi

Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër
Para 2 orësh

Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 9 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 14 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 9 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 17 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.