Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 08:39 Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime? Më 13 nëntor, Kuvendi i Kosovës pritet të votojë për të njëjtin ligj që presidentja Justina Shiroka Pula ia ktheu për rishqyrtim në tetor.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Petrit Vasili: Ndragheta këmbëkryq në Tiranë, SPAK ka mbyllur gojën!

Petrit Vasili: Ndragheta këmbëkryq në Tiranë, SPAK ka mbyllur gojën!

Aktualitet
E shtunë, 23 Janar 2021 10:42
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar lidhur me përgjimet e antimafias italiane, që ka nxjerrë në dritë se mafia më famëkeqe e Italisë, Ndragheta, është ulur këmbëkryq në Tiranë dhe në Shqipëri.

Në një deklaratë për mediat, nënkryetari i LSI, Vasili deklaron se mafia italiane i ka fijet shumë pranë dhe është e lidhur njësh me kryeministrin Edi Rama.

“S’ka më asnjë dyshim se punë-mëdhenjtë e palodhur, ashtu siç e vetëquajnë veten, që nuk i zë gjumi, vërtet nuk i zë gjumi, por nuk i zë gjumi për interesat e mafies dhe janë gati në çdo orë për t’iu përgjigjur asaj për interesat dhe urdhrat që ajo u jep.
Është fare e qartë për këdo që Tirana është kthyer në një lavatriçe gjigande të pastrimit të parave, duke asgjësuar biznesin e ndershëm, konkurrencën, duke i marrë praktikisht frymën këtij qyteti dhe duke pjellë vetëm mjerim dhe varfëri“, deklaron ndër të tjera, Vasili.

Mund t'ju interesojë

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Para 8 minutash
Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të...

Para 46 minutash
Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Para 2 orësh

Deklarata e plotë e nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili

Të nderuar qytetare dhe qytetarë,
Të gjithë shqiptarët janë tronditur rëndë mbrëmë, pasi janë njohur me përgjimet dhe veprimet e anti-mafies italiane, e cila veç të tjerave, ka nxjerrë në shesh se mafia dhe Ndragheta italiane janë ulur këmbëkryq në Tiranë dhe Shqipëri, për shkak të qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës.
Ndragheta provohet qartësisht që i ka fijet shumë pranë dhe e lidhur njësh me Edi Ramën dhe Erion Veliajn. Leje ndërtimi pa fund, biznesi i plehrave, dhjetëra e dhjetëra tenderë, licenca me qindra, çojnë vetëm në një drejtim: Në lidhjet Bashki-Qeveri të bëra tashmë njësh me Ndragheta-n italiane.
S’ka më asnjë dyshim se punë-mëdhenjtë e palodhur, ashtu siç e vetëquajnë veten, që nuk i zë gjumi, vërtet nuk i zë gjumi, por nuk i zë gjumi për interesat e mafies dhe janë gati në çdo orë për t’iu përgjigjur asaj për interesat dhe urdhrat që ajo u jep.
Është fare e qartë për këdo që Tirana është kthyer në një lavatriçe gjigande të pastrimit të parave, duke asgjësuar biznesin e ndershëm, konkurrencën, duke i marrë praktikisht frymën këtij qyteti dhe duke pjellë vetëm mjerim dhe varfëri.
Është fare e qartë se me moton: ‘Ç ‘kërkon mafia, bën Rilindja’ dhe ‘ç ‘hall ka populli, i kthejmë kurrizin’, kështu po shitet toka në qendër të Tiranës, për kulla të errëta të dyshimta e të rrënjosura në rrënjët e Ndragheta-s italiane, gjithashtu dhjetëra e dhjetëra tenderë monopol, të shpërndara nga qeveria e Edi Ramës edhe në ditët më të vështira të pandemisë, dhe të gjitha këto tmerre që tashmë janë bërë publike, kanë emër, mbiemër dhe njihen publikisht dhe botërisht nga të gjithë.
Anti-mafia italiane e ka kryer punën e saj në raport me qytetarët e saj dhe në respekt të plotë të ligjit, me shumë guxim dhe kurajë, duke zbërthyer lidhjet e mafiozëve dhe nuk ka kursyer për këtë arsye as euro deputetë, biznesmenë, avokatë e të tjerë persona të lidhur në qefullin famëkeq të mafies.
Të gjithë në Shqipëri menduan, edhe unë mendova edhe përpara se të dilja në këtë konferencë shtypi, e kam ndjekur ashtu sikurse të gjithë përfaqësuesit e forcës politike që përfaqësoj, ngjarjet orë pas ore dhe prisnim që mbrëmë SPAK të fillonte hetimet kryesisht, të bënte ndalimet e para me qëllim parandalues, të bënte kërkesat intensive zyrtare pranë qeverisë, pranë organeve të hetimit italian për informacione të mëtejshme, por s’ka ndodhur absolutisht asgjë.
SPAK duhet ta kuptojë njëherë e përgjithmonë që është sot përpara një prove vendimtare, po e theksoj një prove vendimtare për të, për ekzistencën, për emrin, për reputacionin dhe për qenien e tij si institucion.
Sot Shqipëria është provuar që ndodhet në duart dhe kthetrat e Ndragheta-s italiane dhe kjo është realizuar falë pushtetit të Rilindjes, të bërë njësh me të. Është fare e qartë që SPAK është përballë ligjit dhe respektimit të tij, e përballë popullit dhe interesave të tij. SPAK-ut nuk i duhet të lodhet, provat nuk ka nevojë ti kërkojë larg, i ka vetëm disa qindra metra larg zyrës së saj. Janë kushedi sa gropa ndërtimi, kushedi se sa biznese të filluara, të cilët dhënësit hua të emrave të tyre janë disa njerëz pa asgjë, por janë thjesht dhe vetëm lavatriçe të mëdha të pastrimit të parave.
Prandaj SPAK edhe duke ecur në këmbë mund të shkoni ti gjeni provat, nuk ka nevojë ti hipni as makinës, sepse provat atje ulërijnë. Pra, lavatriçet që lajnë para në mes të Tiranës ulërijnë.
Është fare e qartë se në rast se SPAK zgjedh sërish të mos veprojë dhe të mos ndërmarrë ato hetime shumë të fuqishme dhe tu japë ato goditje të jashtëzakonshme e të rëndë mafies njëherë e përgjithmonë në Shqipëri, është fare e qartë që ky SPAK është vendosur kundër popullit dhe kundër ligjit.
Ne e dimë që ngritja e këtij SPAK është shoqëruar me një bujë të jashtëzakonshme, me lëvdata pa fund dhe me pritshmëri të mëdha, të gjitha këto nuk vlejnë asgjë në raport me provën e së vërtetës. Prova është aty, anti-mafia italiane ka kryer detyrën e saj, ka kryer edhe punën që duhet të bënte Policia shqiptare, Prokuroria shqiptare etj., pasi duart, gjymtyrën e mafiozëve të Ndragheta-s në Shqipëri janë aty në krye të zyrave të Bashkisë dhe të qeverisë.
Sigurisht që fakte të tjera tronditëse nuk do mungojnë sikurse edhe ato që janë vënë në dukje më parë për lidhje sërish të Ndragheta-s për çështjen e biznesit të plehrave në Tiranë. Pra, faktet nuk kanë munguar dhe janë të mëdha, por sot është dita kur nuk do të tolerohet më. Është fare e qartë që populli është me sy e veshë dhe monitoron në çdo minutë se ç ‘bëjnë ata që janë ngarkuar të jenë rojtarë të ligjit. Shqiptarët nuk duan dhe referojnë e nuk do të pranojnë me forcë që të qeverisen nga Ndragheta mu në zemër të shtëpisë së tyre, mu në Tiranë e në të gjithë Shqipërinë.
Koha nuk pret. SPAK është në provë, drejtësia është në provë, por edhe të gjithë qytetarët janë në këmbë për ta mbrojtur deri në fund veten dhe ekzistencën e tyre. Ndaj e kemi thënë dhe e them sërish që më 25 prill shqiptarët do të votojnë për Shqipërinë, gjithashtu do të votojnë edhe për të mbrojtur veten e tyre.
Faleminderit!

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Etiketat e lidhura

LSIMafia italianePetrit Vasili
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?
Para 8 minutash

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”
Para 44 minutash

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe
Para 46 minutash

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 9 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 14 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 9 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 17 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.