Petrit Vasili: Një javë pas propagandës idiote të Edi Ramës për mbajtjen e maskave, rastet me COVID rriten 48 për qind
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka reaguar lidhur me situatën COVID në vendin tonë.
Në një postim në Facebook, Vasili shkruan se rastet ditore të të infektuarve me koronavirus janë rritur me 48 për qind, një javë pas detyrimit të maskave dhe gjobave.
“Të gjithë prisnin pas propagandës idiote të Edi Ramës rezultate, qofshin edhe më minimale. Por siç pritej dhe siç u argumentua nga ne shkencërisht ndodhi tamam e kundërta. Pikërisht në datë 14 tetor, një jave më parë, shenoheshin 203 raste të reja. Ndërsa pas një jave të detyrimit të maskave e mijëra gjobave, rastet kanë arritur deri ne 301 raste të reja. Rritja shkon deri në 48%!”- shkruan Vasili.
Në vijim postimi i plotë i Petrit Vasilit
Rritje 48% e rasteve me COVID një jave pas detyrimit të maskave e gjobave!
Sot mbushet plot një jave nga detyrimi i i përdorimit te maskave edhe në ambient të hapur.
Te gjithë prisnin pas propagandës idiote të Edi Ramës rezultate, qofshin edhe më minimale.
Por siç pritej dhe siç u argumentua nga ne shkencërisht ndodhi tamam e kundërta.
Pikërisht në datë 14 tetor, një jave më parë, shenoheshin 203 raste të reja.
Ndërsa pas një jave të detyrimit të maskave e mijëra gjobave, rastet kanë arritur deri ne 301 raste të reja.
Rritja shkon deri në 48% !!
Ju thamë qartë se maska është vetëm masa e fundit dhe ka Zero vlerë.
Pa testim, gjurmim trajtim, distancim fizik, dezinfektim të gjerë dhe pa eficencën maksimale të mjekut të familjes dhe dekoncentrimit të trajtimit drejt spitaleve rajonale maska ishte thjesht maske për të fshehur mosmarrjen e këtyre masave fondamentale.
Kur shkon me mendjen e çmendur të Edi Ramës këtu përfundon!!
I çmenduri tu kthejë paratë e gjobave mijëra qytetarëve, që i dënoi çmendurisht për maskat!