Petrit Vasili: SPAK hiq dorë nga regjia rilindase! Teatri buçet e kërkon drejtësi të vërtetë

Nga Petrit Vasili

Teatri buçet e kërkon drejtësi të vërtetë dhe jo drejtësi me regji!
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Teatrin i dha të drejtë Aleancës dhe Presidentit, SPAK hiq dorë nga regjia rilindase!
Aleanca për Teatrin triumfoi duke treguar fuqinë e pamatë që ka qytetaria, qëndresa, dija dhe dashuria për vendin.
U kurorëzua me sukses madhor një aksion shoqëror i jashtëzakonshëm, që nuk ka të dytë në pluralizmin tonë siç është aleanca për Teatrin.
Gjykata i dha 100% të drejtë Presidentit në kërkesën e tij parimore dhe kushtetuese për Teatrin.
Vendimi provoi se të gjitha kthimet e njëpasnjëshme të ligjit për Teatrin nga Presidenti ishin krejtësisht të drejta në mbrojtje të interesit më të mirë publik dhe në respekt të Kushtetutës dhe Ligjit.
Tani të gjithë e kuptojnë më mirë se kërkesat e hajdutëve të rilindjes për të shkarkuar Presidentin kanë vetëm një motiv: largimin e një pengese në rrugën e tyre të rrëmbimit të pronave publike dhe dhurimin e tyre mafies dhe oligarkëve.
SPAK t’i japë fund funksionimit me regji, të lërë Estradën shetitëse lart e poshtë vendit dhe të çojë përpara drejtësisë Edi Ramën dhe Erion Veliajn.
Krimi i Teatrit është vetëm disa qindra metra larg SPAK-ut dhe bubullon në mes të Tiranës.
Teatri kërkon drejtësi të vërtetë dhe jo drejtësi me regji.

SHKARKO APP