Petrit Vasili: Venecia fundosi mazhorancën e Lanës

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili shprehet se opinioni i Komisionit të Venecias për Gjykatën Kushtetuese fundosi mazhorancën e Lanës. Në një deklaratë për mediat, Vasili deklaroi se qëndrimet e Venecias tregojnë shkeljet ligjore, por edhe përgjegjësitë penale që kanë drejtuesit e qeverisë dhe institucioneve si Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

“Venecia i dha shumë të drejtë Presidentit të Republikës që ai pezulloi procesin për të krijuar një proces të drejtë, të ekuilibruar… Venecia sqaroi qartë rolin e ish-kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Adrian Dvorani dhe i quajti në mënyrë të qartë dhe të prerë vendimet e tij si incidente të rënda që krijuan konflikt në mes të institucioneve, pra Dvorani ishte një instrument i qartë në duart e Rilindjes në funksion të puçit antikushtetues për të rrëmbyer Gjykatën Kushtetuese. Njëherazi, jo i vendos vulën përgjegjësisë së rëndë penale që rëndon mbi këtë individ, i cili duke shpërdoruar ligjin, Kushtetutën dhe institucionin e tij, krijoi turbullirat e një premise kushtetuese dhe i shërbeu një skenari që ishte një goditje në kokë e shtetit ligjor në Shqipëri”,- tha Petrit Vasili.

Lidhur me deklaratat e sotme të përfaqësuesve të PS-së, Vasili u shpreh se qëndrimet e tyre janë mjerane dhe qesharake, pasi ishin ata që e thirrën Komisionin e Venecias për të dhënë mendim mbi konfliktin.

“Tanimë, ndryshe nga pretendimet vërtetë qesharake, mjerane, alla Balla, të tipit Balla, sot SPAK-u, i cili ka në dorë dosjen e Dvoranit e ka të provuar 100% fajësinë e tij dhe nuk ka më asnjë arsye të vonojë dhe të ndalet për të proceduar penalisht këtë person që ka shpërdoruar në mënyrën më të rrezikshme detyrën dhe institucionin e tij në funksion të rrëmbimit të Gjykatës Kushtetuese, e njëherazi ka evidentuar ai me veprimet e tij, por edhe Venecia sqaron qartë, rolin aktiv shumë të gabua, antikushtetues të Kuvendit të Shqipërisë, i cili u bë pjesë e këtij skenari me veprimet e tij, me refuzimin e bashkëpunimit dhe desktruktivitetin e tij, së bashku dhe me pjesën e Ministrisë së Drejtësisë. Pra të gjithë aktorët Dvoran-Kuvend-Ministria e Drejtësisë, e evidentojnë qartë me incidentin e rëndë të Dvoranit si bashkëpunëtor tashmë të kapur në krim”,– u shpreh Vasili.

Ai shtoi se Venecia nuk lë asnjë ekuivok dhe jep një përgjigje të prerë, se mospranimi dhe refuzimi i vetëshpalljes së një kandidateje Vorpsi, e cila u betua te Lana ishte një veprim shumë i drejtë i Presidentit të Republikës, një veprim tërësisht kushtetues i tij.

https://arkiva.kohajone.com/opinioni-i-venecias-pd-meta-ka-merite-per-mbrojtjen-e-kushtetutes/

SHKARKO APP