Peza 3 ditë n’fest, Veliaj: Këtë vit si kurrë më parë, sport, art, muzikë dhe kulinari e zonës

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=hYoDgTOiSKo” width=”560″ height=”315″]

Edhe këtë vit Peza, për tre ditë me radhë do të kthehet në një vendtakimi për të gjithë ata që do duan të kujtojnë ditën historike të Konferencës së Pezës por edhe të argëtohen me aktivitete të ndryshme sportive dhe artistike si dhe të shijojnë në të njëjtën kohë bukuritë e natyrës si dhe produktet bujqësore dhe artizanale të zonës. Bashkia e Tiranës dhe Agjensia e Parqeve dhe Rekreacionit me rastin e ditës së Konferencës së Pezës, kanë hartuar një kalendar të ngjeshur aktivitetesh për të gjitha moshat, që nga fëmijët, ata më pak të rriturit, të rinjtë, e deri tek të moshuarit që duan të evokojnë përpjekjet për bashkim të gjithë shqiptarëve dhe luftën kundër pushtuesve nazifashist. Është kryetari I Bashkisë së Tiranës ai që ka zbuluar disa nga aktivitetet dhe mundësitë që do ofrojë Peza nga data 16 deri në 18 shtator. 

 Peza N’Fest! Këtë vit si kurrë më parë! Merr miqtë e familjen, 3 ditë me Teatër Marionetash, Barbeque, Kanoe, Waterpolo, Kampionat Noti, Kamping, Paragliding, Alpinizëm, Hipizëm, Kinema, Artizanate, Tregu i Zonës, Animatorë, Sport Zone, Cirk, Park Lodrash për fëmijët, Festival Arti, DJ, Karaoke, Muzikë Live dhe shumë të tjera… Rikthehet pas gjysmë shekulli Orkestra Sinfonike e T.K.O.B. në Pezë! Ju presim në datat 16-17-18 Shtator! Mos mungoni!”, shkruan kryebashkiaku në facebook. Aktivitete çelen ditën e enjte me ceremoninë zyrtare të nderimit të atyre që luftuan për organizimin dhe bashkimin e shqiptarëve në luftë kundër pushtuesve dhe do të vazhdojë më pas me një sërë koncertesh të zhanreve të ndryshme, si dhe ekspozitash të ndryshme me fotografi e veshje të kohës së luftës.

 Kjo ditë e parë të do kulmojë në orën 20 të mbrëmjes ku dhe do të mbahet koncerti i madh festiv me pjesëmarrjen e grupeve muzikore të mirënjohur, këngëtarë soliste, Tirana Folk Band, DJ, etj. Ndërkohë që në dy ditët e tjera nuk do mungojnë as aktivitetet e ndryshme sportive si lundrim me kanoe, kampionat noti i organizuar nga Federata e Notit,  gara Waterpoli me drejtues profesionistë,  aeroshoë (fluturime me parashutë), ecje me kalë nëpër terrenin që rrethon liqenin nën drejtimin e kalorësve profesionistë; ngjitje në mal, pedalon, volejboll etj. Gjithashtu të pranishmit në këto ditë feste do kenë mundësi të marrin pjesë në pan/festin i produkteve artizanale, prodhimeve dhe kulinarisë karakteristike të zonës. Ndërsa dita e tretë, pra e shtuna do i kushtohet kryesisht aktiviteteve për më të vegjlit.

Axhenda e aktiviteteve

 Datë 16 shtator

 Ora 11:00 – Ceremonia zyrtare te Lapidari dhe Varrezat e Dëshmorëve.

 Ora 12:00 – Koncert i Korit me solistët dhe orkestrën simfonike të T.K.O.B – repertor me temë që evokon historinë dhe luftën, nga literatura shqiptare dhe e huaj.

 Ora 13:00 – Ekspozitë me fotografi, filmime, veshje të kohës etj. Gjithashtu hapet edhe dhoma muze.

 Ora 14:00 – Koncert i Bandës së Qytetit.

 Ora 15:00 – TIRANA ART FESTIVAL 30 Numra të ndarë përkatësisht në 15 këngëtarë dhe 15 performanca Break Dance.

 Ora 18:30 – Koncert i Ansamblit Tirana.

 Ora 20:00 – Koncert i madh festiv me pjesëmarrjen e grupeve muzikore të mirënjohur, këngëtarë soliste, Tirana Folk Band, DJ, etj.

 Gjatë kësaj kohe në disa hapësira zhvillohen elemente festivë të ndryshëm: ndizen 5 zjarre të mëdhenj; instalohet këndi i barbeque; 15 biznese, Nata e gjelbër dhe shfaqje në ekran të madh i filmave me tematikë historike e heroike antifashiste, etj.

 Datë 17 shtator

 Ora 9:30 – Nisja nga Peza drejt Liqenit të Fjollës, një atraksion natyror i zonës së Pezës.

 Deri në orën 16.00 në këtë zonë të Pezës do të zhvillohen: Barbeque, Lundrim me kanoe, Kampionat noti organizuar nga Federata e Notit,  Gara Waterpol,  2-3 varka me drejtues profesionistë do të jenë në dispozicion të pjesëmarrësve për të shijuar lundrimin mbi liqen;  Aeroshow (fluturime me parashutë); ecje me kalë nëpër terrenin që rrethon liqenin nën drejtimin e kalorësve profesionistë; ngjitje në mal, Pedalon etj. 

 Ora 16:30 – Fillon minikampionati i volejbollit ndërmjet shkollave të Komunave dhe zhvillohen lojëra sportive të ndryshme.

 Në të njëjtën kohë në hapësirë tjetër, në stage performojnë grupe artistike të zonës; zhvillohet pan/fest i produkteve artizanale, prodhimeve të zonës dhe kulinarisë karakteristike të zonës.

 Ora 17:00 – Motoshoë në Sheshin tek (ish Turizmi i vjetër), 2 pozicione me motorra të mëdhenj dhe një me motorra Vespa.

 Ora 17:00 – Lojra/Gara/Aktivitete me Kuaj, Painball tek Lëndina, Ping Pong, etj.

 

Ora 18:30 – Koncert festiv i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore.

 Ora 20:00 – Koncert “Rock Music & Humor” me pjesëmarrjen e grupeve muzikore Rock të artistëve të rinj dhe artistë të mirënjohur të humorit (skeçe POP), karaoke, DJ, etj.

 Gjatë kësaj kohe në disa hapësira zhvillohen element festivë të ndryshëm: ndizen 5 zjarre të mëdhenj; instalohet këndi i barbeque; Nata e gjelbër dhe shfaqje në ekran të madh i filmave me tematikë lufte, etj 

  

Datë 18 shtator

 Ora 9:00 – Parku gjigand i lojërave dhe argëtimit për fëmijë mirëpret me:

 

–              Shfaqje teatri për fëmijë nga Teatri Kombëtar

–              Teatri për fëmijë i Metropolit

–              Teatri Shëtitës i Marionetave

 Ora 11:00 – Koncert festiv dhe argëtues për fëmijë; performojnë grupe muzikore dhe shkolla të ndryshme vallëzimi për fëmijë.

 Ora 13:00 – shfaqje për fëmijë nga Cirku Kombëtar.

 Paralelisht vijojnë në hapësira të tjera lojërat dhe argëtim me animatorë, kllouna, lojëra elektronike, lojëra të mëdha zbavitëse (shah, ping pong, mos u nxeh, etj.

 Panairi i gatimeve për/nga kalamajtë, pikturave, punimeve artizanale  të fëmijëve të zonës kryesisht me produktet bio të zonës së tyre dhe material të riciklueshme.

 Biblioteka e hapur për fëmijë gjatë gjithë ditës me këndet e leximit në natyrë. 

 Tapeti Magjik me Karateistët e Vegjël.

SHKARKO APP