Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe të peshkimit në Vlorë
Si pasojë e erës së fortë, është pezulluar lundrimi i anijeve të vogla dhe mjeteve të peshkimit në Vlorë.
Situata do të vazhdojë të jetë e tillë përgjatë 24 orëve të ardhshme.
“Në bazë të parashikimit të kushteve hidrometeorologjike për 24orët e ardhshme në portin e Vlorës dhe jashtë saj do të jene si më poshtë: era dhe deti në drejtimin JUG-JUGLINDJE forca 5-6bft brenda gjirit te Vlorës;
era dhe deti në drejtimin jug-juglindje forca 6-7bft jashtë.
Përmirësimi i kushteve hidrometeorologjike do të jetë në datën 07.12.2020 mbas orës 02:00.
Janë pezulluar lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit”, thuhet në njoftim.