Pezullohet nga detyra Ish-Drejtori i Policisë së Shkodrës
Ish-Drejtori i Policisë së Shkodrës, Gentjan Berberi, është pezulluar nga detyra. Shkak për këtë masë janë bërë debatet që ai ka pasur me drejtoreshën e Burimeve Njerëzore në dikasterin blu.
Sipas të dhënave, konflikti verbal ka nisur pas përcaktimit të detyrës së re të Berberit. Debatet kanë ardhur pas pozicionit të ri të punës që i ishte caktuar te sektori i Analizës.
Urdhri për pezullimin e tij është firmosur nga drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ndërkohë që çështja ka kaluar edhe për hetim administrativ e ligjor në strukturat e mbikëqyrjes.
Pezullimi është bërë nga Hita ndërsa AMP ka nisur verifikimet pas kallëzimit që drejtoresha e Burimeve Njerëzore ka bërë ndaj Berberit për fyerje dhe dhunë verbale.
KOHA JONË SONDAZH

