Pfizer do të furnizojë me vaksina programin Covax, përfituese edhe Shqipëria

Kompania amerikane, Pfizer dhe ajo gjermane, BioNTech janë pajtuar që të furnizojnë me vaksinat e tyre kundër Covid-19, programin Covax të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Programi Covax i OBSH-së ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave kundër sëmundjes Covid-19, te shtetet e varfra.

Pjesë e këtij programi është edhe Shqipëria e Kosova, që pritet të marrin nga Covax-i doza të vaksinës për 20 përqind të popullatës. Marrëveshja mes Pfizer/BioNTech pritet të bëhet publike, por ende nuk është e qartë se çfarë sasie të vaksinave do të marrë programi Covax nga Pfizer/BioNTech, por pritet që sasia të jetë e vogël.

Dozat e para të vaksinës do t’iu jepen shteteve që janë pjesë e Covax-it, për të vaksinuar punëtorët e tyre shëndetësorë. Kompania BioNTech nuk ka dashur të komentojë për këtë marrëveshje, ndërkaq Pfizer nuk i është përgjigjur pyetjeve për këtë çështje. Përgjigje nuk kanë dhënë as nga OBSH-ja dhe aleanca për vaksina, GAVI.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqipëria ka paguar 3.99 milionë dollarë si formë parapagimi për vaksinën anti-covid, tek aleanca Covax për të vaksinuar 570 mijë persona ose rreth 20% të popullsisë. Covax ka bërë marrëveshje me 9 prodhues vaksinash, përfshi Moderna dhe AstraZeneca, që tashmë kanë prodhuar një vaksinë. Paraprakisht, Covax ka përllogaritur se kostoja e një doze vaksine do të jetë 10.55 dollarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?