Pikantet Juncker-Rama: “Jam i uritur, shi, gri e mërzi”

Pasi Komisioni Europian shpalosi strategjinë e zgjerimit, Presidenti i KE, Jean-Claude Juncker nisi ditën e sotme turin e takimeve në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.

Mbrëmjen e sotme, u zhvillua një takim me kryeministrin Edi Rama që u pasua nga një konferencë shtypi, ku nuk munguan batutat.

Rama në fillim u shprehur se: “Keqardhje, që nuk arritëm dot t’ju presim me një kohë mesdhetare, megjithatë është një mënyrë për tu bërë në ndiheni njësoj si në Bruksel “shi, gri, mërzi”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa Juncker u përgjigj se: “Erdha në Tiranë për t’i shpëtuar shirave të Brukselit, por më duket se po gjej përsëri klimën e Brukselit”. Pikante ishte batuta në fund të konferencës: “Faleminderit shumë! Por jam i uritur”tha Juncker para gazetarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?