
Kryebashkiaku lezhjan Pjerin Ndreu shkruan:” Një falënderim i veçantë dhe mirënjohje për artistin e madh lezhjan, Pashk Përvathi, i cili dëshmoi një ndërgjegje të lartë qytetare, duke ndërhyrë menjëherë për të ndaluar disa fëmijë që po dëmtonin instalacionin e “Lahutës së Malcis”, në Bulevardin “Gjergj Fishta”.
Një gjest fisnik, një shembull qytetarie dhe përgjegjësie në mbrojtje të artit, kulturës dhe vlerave tona!
Arti dhe trashëgimia jonë janë pasuri e përbashkët. T’i mbrojmë është detyrë e të gjithëve!
Respekt dhe mirënjohje, mjeshtër!”.
