“Piloti i vdekjes”, arrestohet 20 vjeçari, djali i kryebashkiakut të Laçit
Policia ka vënë në pranga djalin e kryebashkiakut të Kurbinit, Kevi Bardhi pas aksidentit të djeshëm, ku përplasi një makinë policie.
Djali i kreut të Bashkisë së Kurbinit, Artur Bardhi, teksa ecte me shpejtësi, aksidentoi një automjet policie në kryqëzim dhe dy mjete të tjera, duke plagosur rëndë efektivin e Policisë.
Shpejtësia përtej limiteve, po kthehet një problem në rrugët e vendit, sa është kthyer në faktorin e parë të aksidenteve me përmasa të rënda.
Pas tragjedisë në Sukth, ku pasioni për shpejtësi, mori katër viktima, një tjetër u shënua ditën e djeshme, këtë herë pa viktma, në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot, ku 3 makina u përplasën me njëra-tjetrën.
KOHA JONË SONDAZH

