“Pilula e përdhunimit” rrezik për vajzat

Një 22 vjeçare në Greqi kishte dalë me shokët në një clun nate por kurrë nuk e kishte imagjinuar se çfarë do ti ndodhte. Ajo u përdhunua në atë club dhe gjithçka u arrit nga një pipulë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës ku studentja 22-vjeçare nga Shqipëria kishte dalë me shokët e saj edhe ata shqiptar për të pirë në një lokal, ndërkohë që njëri prej tyre i kishte hedhur lëndë droguese në pije duke e përdhunuar më pas në një hotel pranë zonës “Gazi” në Athinë.

Pasi 30-vjeçari shqiptar i kishte hedhur lëndën droguese në pije, vajza nuk është ndjerë mirë dhe ka kërkuar që të largohet për në shtëpi, por ai është treguar i gatshëm për të ndimuar. Ndërkohë që të tjerët mendonin se ai po e çonte vajzën në shtëpi, ata janë ndalur në një hotel ku ka ndodhur edhe përdhunimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lënda e përdorur nga 30-vjeçari shqiptar gjendet thuajse në të gjitha dyqanet e seksit dhe thërritet ndryshe edhe si “pilula e përdhunimin” pasi shitet edhe si afrodiziak.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?