Pirro Vengu, do të jetë drejtori i ri i Antikorrupsionit në kryeministri

31 vjeçari, Pirro Vengu e pa veten në qendër të debatit politik, kur shërbeu si shef kabineti në Ministrinë e Jashtme. Shkak u bë Ministria e Mbrojtjes greke që i nisi fletëthirrjen për shërbimin ushtarak, pasi ai kishte dy-nënshtetësi shqiptare dhe greke.

Sot Vengu është katapultuar në kryeministri, ku do të mbajë postin e Drejtorit të Antikorrupsionit. Posti është mbajtur deri një vit më parë nga Ergys Hoxha, një bashkëpuntor i afërt i Ramës, që u largua për arsye të panjohura.

Gjatë 4 viteve, Pirro Vengu ishte një prej njerëzve më të afërt të Ditmir Bushatit, që nuk ngurroi ta mbronte publikisht nga sulmet politike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?