Pista dhe veçantia e arm@s që u përdor për të vr@arë biznesmenin Eduart Reçi

Vrasja e biznesmenit Eduart Reçi në Tiranë nuk ka autor në pranga, edhe pse policia ka këqyrur një sërë kamerash sigurie. Nga këqyrja e tyre ka rezultuar se njëherazi që autori ka qëlluar me armë e cila nuk gjendet lehtë në Shqipëri, por që edhe janë hedhur fishekzjarrë në zonë. Ky fakt dyshohet nga grupi hetimor të ketë qenë kamuflim nga autorët.

52-vjeçari ndodhej në shesh pushimin e pallatit bashkë me gruan e tij duke pastruar ambientin. Pasi kanë hyrë në ndërtesë, për një moment, Eduart Reçi ka dal i vetëm sërish në ambientet e jashtme ku dhe është qëlluar. Fillimisht të afërmit e tij kanë dyshuar se mund të ishte rrëzuar në tokë pasi mund të kishte marrë ndonjë mbetje nga fishekzjarrët, por mjekët më pas zbuluan se kishte plumb në kokë.

Policia nuk ka ende të qartë se nga autorët kanë qëlluar apo tipin e armës së përdorur. Është çuar për ekspertim celulari i tij për të zbuluar bisedat e fundit që ka bërë Reçi, apo për të zbuluar nëse dikush e ka nxjerrë atë në pritë. Si pistë kryesore hetuesit kanë ende konfliktet për pronësinë. Në 2015-ën Reçi ka bërë një kallëzim për probleme pronash, i cili më vonë është pushuar me vendim të prokurorisë.

SHKARKO APP