Pjesë e Forcave të Armatosura? Xhaçka tregon kriteret që duhet të plotësoni
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka nëpërmjet një postimi në rrejtin social Facebook, ka publikuar kriteret që duhen për çdo kënd që dëshiron të bashkohet me forcat e armatosura.
Kriteret janë:
Të jeni shtetas shqiptar.
Të mos jeni të dënuar nga gjykata për vepra penale.
Të mos jeni në ndjekje penale.
Të mos jeni në proces gjykimi penal nga gjykata.
Të keni figurë të pastër morale.
Të mos keni probleme me deportimin.
Të mos keni probleme me drogën dhe alkoolin.
Të mos jeni person i implikuar në veprimtari kriminale.