Pjesëmarrja e madhe e qytetarëve në Gjermani, Cullhaj: Shembull për zgjedhjet në Shqipëri
Eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Florian Cullhaj foli për zgjedhjet që u mbajtën në Gjermani. Cullhaj tha se pjesëmarrja e madhe e qytetarëve në zgjedhjet e Gjermanisë duhet të bëhet shembull edhe për Shqipërinë.
”Demokraci do të thotë ndryshim. Kjo pjesëmarrje kaq e madhe solli këtë ndryshim radikal dhe është një shembull për ne për të marrë në dorë rëndësinë e votës për të marrë pjesë për të votuar dhe për të bërë ndryshim.
Ata e kuptuan që kushtet ekonomiko politike të Gjermanisë ndryshohen vetëm me pjesëmarrjen e qytetarëve me votë. Politika mbetet mjeti i vetëm për të sjellë ndryshime cilësore. AFD është parti që luan në kufijtë e të paligjshmes. Simbolet e nazizmit janë të ndaluara atje me ligj. Gjermania lindore është e afd. Ata kanë ndikim ekonomik kryesor është dhe elementi i sigurisë”.
KOHA JONË SONDAZH

