Pjesëmarrja në zgjedhjet e 11 majit, Basha “kopjon” idenë e Berishës: Nuk krijojmë parti të re

Si do të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 majit Lulzim Basha? Kreu i demokratëve euroatlantikë ka konfirmuar se do të marrë pjesë në zgjedhje përmes një koalicioni. I ftuar në emisionin “Open”, Basha sqaroi se kjo qasje do të ndjekë modelin e përdorur nga ish-kryeministri Sali Berisha në zgjedhjet e vitit 2023.

Berisha i cili nuk kishte logon e PD në zgjedhjet lokale të vitit 2023 u fut në zgjedhje duke përdorur logon e Partisë së Lirisë, e cila ishte pjesë e koalicionit zgjedhor.

”Ne do të hyjmë me koalicion, duke përdorur mundësitë që na japin partitë e koalicionit për të përmbushur teknikalitetet, në një farë mënyrë si e bëri zoti Berisha në zgjedhjet e vitit 2023. Nuk do të krijojmë një parti të re, ne e kemi një që është uzurpuar nga zoti Berisha me ndihmën e Ramës dhe presim vendimin e gjykatës dhe do t’i shkojmë kësaj beteje deri në fund, deri në Strasburg po të jetë e nevojshme. Ne do të jemi me listën tonë të kandidatëve në zgjedhje”, u shpreh Basha.

 

SHKARKO APP