Plagos berberin në Berat se i ngacmoi gruan, sherri vijon në spital

Një sherr i përmasave të mëdha ka ndodhur sot në Berat, ku një person ka plagosur një berber në qëndër të qytetit, pasi pretendohet se i ngacmonte gruan.

Gjithçka nuk ka përfunduar me kaq, por sherri ka vijuar po me të njëjtën intesitet në spital, ku ishte transportuar edhe i plagosuri, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije.

Duke iu referuar të dhënave paraprake të policisë bën me dije se në spital janë përleshur njerëzit e të dy palëve. Lidhur me këtë situatë, forca të shumta policie ndodhen në spital, për të ndërhyrë per shurjen e sherrit.

SHKARKO APP