Plagoset 35-vjeçari, policia jep detajet e para

Një 35-vjeçar është plagosur me armë zjarri në këmbë nga një bashkëmoshtar i tij. Ngjarja ka ndodhur këtë mbrëmje në Durrës, pas një konflikti verbal, i cili ka agravuar. Përveç autorit, blutë kanë shpallur në kërkim edhe bashkëpunëtorin e këtij të fundit.

“Rreth orës 17:45, në Shkafanë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. D., 35 vjeç, ka plagosur me armë zjarri (pistoletë) shtetasin M. J., 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftimin, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe, falë veprimeve të shpejta, kanë identifikuar autorin dhe bashkëpunëtorin e tij, shtetasin R. A., dhe janë vënë në ndjekje të tyre”,-njofton policia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?