Qëllohet me armë kryeministri….
Kryeministri sllovak Robert Fico është qëlluar me armë zjarri dhe ka mbetur i plagosur, sipas raporteve të mediave lokale, shkruan BBC.
Fico u qëllua përpara një qendre të komunitetit kulturor në qytetin Handlova, ku ishte duke mbajtur një mbledhje e qeverisë, thonë raportet.
Sipas gazetarëve në vendngjarje janë dëgjuar disa të shtëna.
Udhëheqësi sllovak është dërguar në spital ndërsa sulmuesi i tij i dyshuar është ndaluar nga policia.
Handlova është rreth 180 km në veri-lindje të kryeqytetit Bratislavë.
‼️ The shooter has been detained, according to preliminary police reports, he was aiming precisely at the prime minister – HNonline.
Video: police detain the shooter at the scene of the assassination attempt. pic.twitter.com/Cl9dwUwfqv
— NEXTA (@nexta_tv) May 15, 2024