Plagoset me armën e shërbimit punonjësi i Gardës së Republikës
Një punonjës i Gardës së Republikës ka mbetur i plagosur. Sipas burimeve nga policia, 29-vjeçari është plagosur aksidentalisht me armën e shërbimit dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Durrësit.
Paraprakisht mësohet se 29-vjeçari, me inicialet, M.G, është nën kujdesin e bluzave të bardha, jashtë rrezikut për jetën.
“Në Spitalin Rajonal Durrës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi M. G., 29 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës, i cili është dëmtuar aksidentalisht në këmbë me armën e shërbimit. Aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën”-njofton policia.