Plagoset me thikë i riu në Shkodër, nuk dihen ende motivet (Emri)

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhurnë lagjen Tepe, rreth orës 22:30. Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, por burime për “BalkanWeb”, sqarojnë se i riu 19-vjeçar ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se i plagosuri Nikolin Lame, është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Shkodrës.

Sakaq, në vendngjarje ka mbërritur policia, dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?