Plagoset në kokë turisti në portin e Durrësit

Një turist është plagosur në portin e Durrësit, mbrëmjen e djeshme rreth orës  22:40.

Mësohet se Kapiteneria e Portit Durrës mori thirrjen për ndihmë nga kroçiera ‘MSC Magnifica’ rreth 20 milje larg nga Durrësi.

Një nga turistët kishte pësuar traumë të rëndë në kokë nga një përplasje dhe kërkohej zbarkimi i tij i menjëhershëm për ndihmë mjekësore të specializuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Menjehere u lajmerua kapiteni i Portit dhe u vu në gadishmëri mjeku i portit dhe rimorkiatori ”Joni” si dhe iu dha urdhër kroçieres ‘MSC Magnifica’ të afrohej në radën e Durrësit.

Swiss Digital Mobile Reklama

I sëmuri ndodhej në gjendje të rënduar dhe gjatë udhëtimit për në port u mbajt me maskë oksigjeni dhe serum.

Pas mesnate i sëmuri u transportuan në ambulancën e Spitalit të Durrësit, mandjen në Spitalin  e Traumës për trajtim të specializuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?