Plagoset nipi i Aldo Bares

Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares i plagosur në Lushnjë bashkë me shokun e tij Sajmo Xhelili janë marrë menjëherë në mbrojtje nga policia. Fotot më lart tregojnë situatën në spitalin e Lushnjës kur dy të rinjtë e plagosur mbërritën në spital.

Plagosja ndodhi në qendër të qytetit, pranë lagjes Çlirimi, vetëm 100 metra larg komisariatit të policisë. Dëshmitarë të ngjarjes thanë se në momentin kur nisën të shtënat e armëve, në rrugë ishin dhjetëra kalimtarë të rastit. Dyshohet se dy të rinjtë u plagosën me pistoletë, njëri në këmbë, ndërsa tjetri në bark. Të dy janë nisur drejt Tiranës, pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Lushnjës. Shkaqet e atentatit mbeten ende të panjohura.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?