Plagoset një 30-vjeçar në Kamëz
Një person është plagosur me mjet prerës në zonën e Kamzës.
Policia bën me dije se 30-vjeçari me iniciale J. M paraqitur këtë të shtunë për ndihmë mjekësore në një spital privat në kryeqytet.
Ende nuk dihen motivet e ngjarjes.
“Rreth orës 13:40, është paraqitur për mjekim në spital shtetasi J. M., rreth 30 vjeç, i dëmtuar në dorë, jashtë rrezikut për jetën.
Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Trekatshet” Kamëz”, njoftoi sot policia.
KOHA JONË SONDAZH

