Plagoset një shtetas turk, Policia jep detajet e para

Mbrëmjen e sotme një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në një restorant në zonën e Saukut të Vjetër në Tiranë. I plagosur mësohet se ka mbetur një shtetas turk. Për momentin gjendja e të plagosurit paraqitet stabël.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak-Më datë 09.03.2026, rreth orës 19:25, është paraqitur për mjekim në spital shtetasi i huaj turk H. U, 39 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në një lokal në Sauk.

Swiss Digital Desktop Reklama

39-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?