FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Plagosi fqinjin në sy të fëmijëve, gjykata lë në burg 69-vjeçarin

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg Gjergj Gjinin, autor i plagosjes së fqinjit të tij Hil Gjini, pak ditë më parë në Balldre.

69-vjeçari i zuri pritë dhe qëlloi me armë ndaj 43-vjeçarit, në kohën që ky i fundit po dërgonte fëmijët në shkollë me automjetin e tij. Bashkëshortja dhe fëmijët e Hil Gjinit kanë ndërhyrë duke i hequr autorit armën nga dora.

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura autori është shprehur se ka pasur konflikte të vazhdueshme me fqinjin e tij, por i kishte zënë pritë vetëm për ta ta trembur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Avokati mbrojtës Petrit Mhilli kërkoi një mase më të butë ndaj klientit të tij me pretendimin se ka probleme shëndetësore me zemrën, por kjo kërkesë nuk u mor parasysh.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?