Plagosi punonjësin e IMT-së, flet vëllai i autorit: Në shtëpi ishte veç vajza minorene, u terrorizua

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen që ndodhi në Tiranë, ku një 52-vjeçar ka plagosur me armë zjarri një punonjës të IMT-së së Tiranës. Qani Muça plagosi me armë zjarri në bark Ilirjan Gavelli.

Vëllai i autorit të ngjarjes, tregoi detaje nga ngjarja. Ai tha se kur punonjësit e IMT-së ishin paraqitur në banesë, aty ndodhej vetëm vajza e mitur e familjes, ndërsa çifti i bashkëshorteve ishte në punë. Sipas tij, vajza ishte terrorizuar nga prania e një numri të madh të policëve në banesë, të cilët kishin shkuar me një urdhër për shembjen e objektit.

“Kryefamiljari, vëllai im nuk ka qenë në shtëpi. Edhe gruaja e tij ka qenë në punë. Në banesë ka qenë vetëm vajza minorene. Kanë shkuar policia që t’i shembte shtëpinë. E kanë çorientuar vajzën, e kanë trembur një tufë me policë. E kanë shembur shtëpinë”.

SHKARKO APP